Të gjitha garat
e diel, 2 qershor 2024 · Rrugore

Kupa e Prizrenit 2024

📍 Prizren🏁 FÇK📰 2 postime
Kupa e Prizrenit 2024

Përshëndetje të gjithëve! Dje, Klubi ynë i Çiklizmit Prishtina 038 mori pjesë në garën rrugore Prizren Cup me gjatësi prej 80 km. Ishte një garë e fortë dhe e shpejtë ku u përfaqësuam me 5 çiklistë: 3 në kategorinë elite, 1 në kategorinë U23 dhe 1 në kategorinë kadet. Me krenari njoftojmë se Festim Kurti, çiklisti ynë më i ri, zhvilloi garën e tij të parë dhe arriti të triumfojë! Rezultatet e garës: Kategoria ELITE: 4. Albion Ymeri - KÇ “Prishtina 038” - koha 1:57:40 6. Valon Binakaj - KÇ “Prishtina 038” - koha 2:02:50 Kategoria U23: 4. Genc Isufi - KÇ “Prishtina 038” - koha 2:01:53 Kategoria Kadet: 1. Festim Kurti Për fat të keq, Fuad Bajrami nuk e përfundoi garën për shkak të një problemi teknik, por jemi të sigurt që do të rikthehet më i fortë se kurrë! Falenderojmë organizatorët e garës, Klubin e Çiklizmit “Prizreni”, Federatën e Çiklizmit të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren për një organizim dhe siguri të shkëlqyer. Një falenderim i veçantë shkon për sponsorët tanë, BikePlus dhe RamAirlines, për mbështetjen e vazhdueshme që na ndihmon të arrijmë këto suksese. Së bashku, vazhdojmë të ngrisim sportin e çiklizmit në nivele të reja! 💪🚴‍♂️ #Prishtina038 #Ciklizem #PrizrenCup #BikePlus #RamAirlines #Fitore #Sukses #Sport Falenderime të gjithëve për mbështetjen dhe mirupafshim në garat e ardhshme! Klubi i Çiklizmit Prishtina 038 Bike Plus Ram Airlines

Galeria

13 fotografi