Përshëndetje të gjithëve!
Dje, Klubi ynë i Çiklizmit Prishtina 038 mori pjesë në garën rrugore Prizren Cup me gjatësi prej 80 km. Ishte një garë e fortë dhe e shpejtë ku u përfaqësuam me 5 çiklistë: 3 në kategorinë elite, 1 në kategorinë U23 dhe 1 në kategorinë kadet. Me krenari njoftojmë se Festim Kurti, çiklisti ynë më i ri, zhvilloi garën e tij të parë dhe arriti të triumfojë!
Rezultatet e garës:
Kategoria ELITE:
4. Albion Ymeri - KÇ “Prishtina 038” - koha 1:57:40
6. Valon Binakaj - KÇ “Prishtina 038” - koha 2:02:50
Kategoria U23:
4. Genc Isufi - KÇ “Prishtina 038” - koha 2:01:53
Kategoria Kadet:
1. Festim Kurti
Për fat të keq, Fuad Bajrami nuk e përfundoi garën për shkak të një problemi teknik, por jemi të sigurt që do të rikthehet më i fortë se kurrë!
Falenderojmë organizatorët e garës, Klubin e Çiklizmit “Prizreni”, Federatën e Çiklizmit të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren për një organizim dhe siguri të shkëlqyer.
Një falenderim i veçantë shkon për sponsorët tanë, BikePlus dhe RamAirlines, për mbështetjen e vazhdueshme që na ndihmon të arrijmë këto suksese. Së bashku, vazhdojmë të ngrisim sportin e çiklizmit në nivele të reja!
💪🚴♂️ #Prishtina038 #Ciklizem #PrizrenCup #BikePlus #RamAirlines #Fitore #Sukses #Sport
Falenderime të gjithëve për mbështetjen dhe mirupafshim në garat e ardhshme!
Klubi i Çiklizmit Prishtina 038
Bike Plus
Ram Airlines
Galeria· 11



