Ngjitje, zbritje dhe kënaqësia e çiklizmit në natyrë. Zhvillojmë teknikën në terren dhe përgatitemi për gara cross-country e maratona malore.
| Trajner | Dorant Haxhidauti |
|---|---|
| Stërvitja | E martë 18:00 · E shtunë 09:00 · Gërmi |
| Formatet | Cross-country (XCO) · Maratonë |
| Sezoni | Prill — Tetor |
Programi ndërthur teknikën, qëndrueshmërinë dhe stërvitjen individuale. Orari më poshtë paraqet një javë tipike; konfirmo me trajnerin orarin dhe vendtakimin para se të bashkohesh.
Datat, vendtakimet dhe hollësitë e pjesëmarrjes i publikojmë në kalendarin e klubit. Për garat e kaluara, shfleto historikun e ekipit.
Shtigjet e Gërmisë na ofrojnë terren për të punuar me teknikën dhe qëndrueshmërinë. Harta më poshtë është ilustruese; itinerarin dhe vendtakimin i konfirmojmë para çdo daljeje.
Njihu me çiklistët dhe stafin që ndajnë pasionin për çiklizmin. Në faqen e ekipit gjen profilet dhe rolet e tyre në klub.
Na trego përvojën dhe synimet e tua në formularin e anëtarësimit. Ekipi do të të kontaktojë për programin, pajisjet e nevojshme dhe hapat e radhës.
Apliko për MTB