Na bashkon dashuria për çiklizmin. Stërvitemi, garojmë dhe zbulojmë rrugë e shtigje të reja, duke mbështetur njëri-tjetrin në çdo hap.
Nga asfalti te shtigjet malore, gjej mënyrën tënde për të pedaluar. Së bashku me trajnerët, zgjedhim programin që i përshtatet përvojës dhe synimeve të tua.
Stërvitje në rrugë, qëndrueshmëri dhe punë në ekip. Përgatitemi për garat kombëtare e rajonale dhe e mbështesim njëri-tjetrin gjatë rrugës.
Shtigje, ngjitje dhe teknikë në terren. Zhvillojmë aftësitë e çiklizmit malor dhe përgatitemi për gara cross-country dhe maratona.
Eksplorojmë rrugët me zhavorr dhe rrugët dytësore, me ritëm që na lë hapësirë të shijojmë natyrën dhe shoqërinë.
Një fillim i mirë në çiklizëm, me kujdes dhe mbështetje. Të rinjtë mësojnë teknikën, krijojnë besim në biçikletë dhe zbulojnë kënaqësinë e sportit.
Një mjedis mikpritës për gratë dhe vajzat që duan të pedalojnë. Ndajmë përvojën, stërvitemi së bashku dhe mbështesim synimet e secilës.
Qëndrim Pllana, Albion Ymeri dhe Shqiponja Osmani Pllana themelojnë klubin në Prishtinë. Rrugëtimi nis me çiklizmin rrugor.
Albion Ymeri fiton Cross Country Prishtina në Gërmi (qershor) dhe Kampionatin e Triatlonit (korrik). Klubi merr pjesë në Kupën e Mitrovicës dhe në Tour of Kosova. Betim Rexha e Valon Binakaj transferohen te klubi.
Në Kampionatin e Kosovës (qershor), klubi merr dy medalje ari: Albion Ymeri kampion në kronometër, kategoria Elite dhe Festim Kurti kampion në garën rrugore, kategoria Kadetë. Albioni fiton argjend në garën rrugore, ndërsa Genc Isufi merr bronz në të dyja disiplinat në kategorinë U23. Valon Binakaj zgjidhet në përfaqësuesen kosovare për Tour of Albania. Nënshkruhet partneriteti me Ram Airlines.
Në Kampionatin e Kosovës (qershor), Festim Kurti — 16 vjeç — fiton si kronometrin ashtu edhe garën rrugore në kategorinë Junior, me kohën e tretë më të shpejtë në kronometër mes të gjitha kategorive. Albion Ymeri merr argjendin në kronometër, kategoria Elite dhe bronzin në rrugë; Genc Isufi merr argjend në kronometër dhe bronz në garën rrugore në kategorinë U23.
Festim Kurti fiton Trofeun Gilman Bakalli në Shkodër — një rezultat që shënon një tjetër hap në garat e klubit jashtë Kosovës.
Klubi organizon edicionin e parë të Kupës së Prishtinës më 2 nëntor — gara e parë rrugore me organizim të plotë nga klubi ynë.
🙌🙌
09.11.2026 · FACEBOOKFaleminderit te gjithe garuesve dhe pjesemarresve qe ishin pjese e kesaj gare, si dhe nje falenderim i vecante per Golden Eagle per fotografite e bukura dhe kapjen e momenteve me te mira te gares. Sh…
09.11.2026 · FACEBOOKPas përfundimit të garës, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve, ku u shpërblyen garuesit më të mirë në të gjitha kategoritë, duke filluar nga kategoria e fëmijëve e deri te kategoritë e tje…
Partnerët tanë na mbështesin me pajisje, logjistikë dhe besim. Kontributi i tyre na ndihmon të stërvitemi dhe të garojmë sezon pas sezoni.

Novus bashkon njohuritë dhe teknologjinë për t’i ndihmuar bizneset të zhvillohen. Faleminderit për mbështetjen që i jep klubit dhe rrugëtimit tonë sportiv.
Vizito faqen
BikePlus ofron biçikleta, pajisje dhe aksesorë për çiklizëm e aktivitete në natyrë. Faleminderit që mbështet ekipin dhe komunitetin tonë të çiklizmit.
Vizito faqenPo nis çiklizmin apo kërkon sfidën e radhës? Na trego përvojën dhe synimet e tua. Do të të ndihmojmë të zgjedhësh programin e duhur të anëtarësisë.
Apliko për anëtarësim