Të vendosim Prishtinën në hartën çiklistike të Ballkanit — me kalendar, akademinë e të rinjve dhe ekip që garon jashtë kufirit.
Klubi është më shumë se një ekip — është strukturë. Misioni ynë qëndron mbi tre shtylla, dhe çdo vendim që marrim mund të kthehet te ato.
Klubi merr pjesë në kalendarin e plotë të FÇK dhe në gara të zgjedhura rajonale & europiane. Pa "vetëm për argëtim" — pretendojmë çdo herë që shtypim pedalin.
Akademia e të rinjve është falas për nën-14. Ne besojmë që çiklizmi në Kosovë do të rritet vetëm nëse fëmijët njihen me biçikletën para se të njihen me makinën.
Klubi nuk ekziston pa Prishtinën. Organizojmë gara në qytet, ride të hapura për të gjithë dhe duam të jemi pjesë aktive e jetës urbane.
Nga themelimi më 2022 te 11 çiklistë aktivë dhe 16 gara të regjistruara, ky është kronologjia e ndërtuar nga garat dhe momentet që kanë formësuar klubin.
Klubi themelohet në Prishtinë, me Qëndrim Pllanën, Albion Ymerin dhe Shqiponja Osmani Pllana si bërthamë fillestare.
Albion Ymeri triumfon në Cross Country Prishtina 2023, gara e parë XCO në Park-nacionalin e Germisë — fitorja e parë e regjistruar nga ekipi.
Albion fiton kampionatin kombëtar të triatlonit edhe pas një aksidenti me biçikletë gjatë përgatitjes — një rezultat dinjitoz në shumëdisiplinë.
Pjesëmarrje në Tour of Kosova 2023, gara më e madhe e ciklizmit në vend, me ekipe profesionale nga 13 shtete.
Valon Binakaj bëhet anëtar i klubit — një transferim që do të çonte më vonë te thirrja në Kombëtaren e Kosovës.
Federata e Çiklizmit të Kosovës pranon klubin me të drejta të plota — një hap formal që hap derën për garat zyrtare të kalendarit kombëtar.
Valon Binakaj përzgjidhet në Kombëtaren e Kosovës për Tour of Albania 2024 — pjesëmarrja e parë e një çiklisti të klubit në një garë ndërkombëtare me fanellën kombëtare.
Klubi merr pjesë në dy ditët e Kampionatit të Kosovës (21–22 qershor) me rezultate të shkëlqyera në të gjitha kategoritë.
Pjesëmarrje në Kupën e Anamoravës me 5 çiklistë në kategoritë Elite, U23 dhe Hobi.
Klubi merr pjesë në garën hapëse të sezonit në Kavajë (Federata Shqiptare e Çiklizmit) — gara e parë jashtë Kosovës për ekipin.
Festim Kurti (vetëm 16 vjeç) fiton kategorinë Junior në kronometrin individual të Kampionatit të Kosovës — koha e tretë më e shpejtë e gjithë garës. Albion Ymeri zë vendin e dytë në Elite. Të nesërmen, Albion përsëri i treti në garën rrugore (157 km).
Në një konkurrencë me mbi 60 çiklistë nga rajoni, Albion Ymeri zë vendin e dytë në kategorinë Elite në Sharr Cup 2025 — një nga garat më sfiduese malore të rajonit.
Valon Binakaj dhe Betim Rexha përzgjidhen të dy në Kombëtaren e Kosovës për Tour of Kosova 2025 — gara ndërkombëtare 3-ditore kundër ekipeve evropiane.
Festim Kurti, çiklisti më i ri i klubit, triumfon në MTB Cross Country (42 km) në Shkodër nën kushte të vështira atmosferike.
Më 2 nëntor, klubi organizon edicionin e parë të Kupës Prishtina 2025 — garë rrugore me kategoritë Elite/U23/Junior (134 km) dhe Kadet/Femra/Master/Hobi (40 km). Festim Kurti fitues në Junior; Valon Binakaj i treti në Elite.
Dy transferime në fund të sezonit: Sibora Kadriu, një nga çiklistet më të suksesshme në Kosovë, dhe Arbër Xhemajli nga Vushtrria.
Klubi hyn në sezonin e katërt me 11 çiklistë aktivë, 16 gara të regjistruara në historik dhe një kalendar të plotë kombëtar e rajonal përpara.
Bordi, trajnerët, komisarët dhe çiklistët aktivë në një faqe të vetme — me kategorinë e UCI të secilit dhe rolet që mbajnë.

Klubi i Çiklizmit Prishtina 038 — Follow us! kcprishtina@gmail.com