Me kënaqësi ju njoftojmë se ciklisti i klubit tonë, Valon Binakaj, është përzgjedhur si pjesë e kombëtares së Kosovës në çiklizëm për të marrë pjesë në garën Tour of Albania 2024. Ky është një nder i madh për Valonin dhe për të gjithë ne, që e kemi parë të rritet dhe të zhvillohet si çiklist i shquar. Tour of Albania është një nga garat më të rëndësishme të çiklizmit në rajon, e cila tërheq sportistë nga vende të ndryshme për të konkurruar në rrugët e bukura dhe sfiduese të Shqipërisë. Kjo garë përbëhet nga 5 etapa sfiduese me distancë totale prej 750 km, ku çiklistët do të duhet të përballen me terrene të ndryshme dhe me rivalë të fortë, duke testuar kufijtë e tyre fizikë dhe mental. I urojmë Valonit dhe djemve të tjerë të Kombëtares Kosovare suksese të mëdha në këtë garë prestigjioze. Jemi krenarë për ta dhe jemi të sigurt se do të përfaqësojnë Kosovën me nder dhe dinjitet. Forca Valon, dhe gjithë të mirat në Tour of Albania 2024! #tourofalbania #cycling #kcprishtina038

