Të dielen e kalur me datë 8 maj 2024 në qytetin e Shtimes, Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me klubin e Çiklizmit ,,Vjosa’’ nga Shtimja (nikoqirë i garës) organizoi garën çiklistike rrugore “Road Race In Memoriam ‘Nusret Msliu’” Gara u zhvillua në diciplinen ,,Criterium’’ dhe u zhvillua kryesisht në periferi dhe pjesërishtë përgjatë qytetit të Shtimes, ku morën pjesë 45 çiklistë nga Kosova dhe Maqedonia. Garë e fortë u zhvillua në kategorinë Elitë dhe U23, mirëpo edhe garuesit e kategorive tjera u sfiduan për të arritur plasman të mirë personal dhe për klubet e tyre. Klubi jonë në këtë garë u prezantua me 3 ciklistë: Fuad Bajrami, Valon Binakaj dhe Betim Rexha te cilët treguan performace të mirë por qe nuk ishte e mjaftueshme per të siguruar një vend ne podium. Ju urojme më shumë fat dhe sukses ne garat e radhes! #kcprishtina038 #shtimecriterium #roadrace

