Të gjitha garat
e diel, 27 prill 2025 · Rrugore

Garë Ferizaj 2025

📍 Ferizaj🏁 KÇ Kastrioti + FÇK📰 1 postim
Garë Ferizaj 2025

Klubi i Çiklizmit Prishtina 038 mori pjesë sot në garën e organizuar në Ferizaj nga Klubi “Kastrioti” dhe Federata e Çiklizmit të Kosovës. Jemi shumë krenarë të njoftojmë se Festim Kurti, një nga talentët tanë më të spikatur, dominoi në kategorinë Junior, duke dalë i pari në finish, si dhe i pari overall në të gjitha kategoritë! Ai përfundoi garën me kohën 3 orë e 5 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 37.5 km/h në një itinerar prej 120 km. Gjithashtu, performancë shumë të mirë treguan edhe çiklistët tanë në kategorinë Elite: • Valon Binakaj • Fuad Bajrami • Betim Rexha Klubi ynë është shumë i kënaqur me përgatitjet dhe performancën e jashtëzakonshme të Festimit dhe të gjithë çiklistëve të tjerë që përfaqësuan me nder ngjyrat tona sot! #Prishtina038 #CyclingTeam #Victory #Passion #FerizajRace

Galeria

5 fotografi