Akademia e Klubit të Çiklizmit Prishtina 038
Ciklistët e Akademisë së Klubit të Çiklizmit Prishtina 038 tashmë po fillojnë muajin e 3-të të stërvitjeve të rregullta si pjesë e klubit tonë.
Jemi shumë të kënaqur me progresin që po tregojnë deri tani, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në disiplinë, përkushtim dhe bashkëpunim gjatë stërvitjeve.
Akademia jonë synon t’u krijojë të rinjve një ambient të shëndetshëm ku mund të zhvillojnë:
* Kondicionin dhe aftësitë fizike
* Disiplinën dhe përgjegjësinë
* Vetëbesimin dhe qëndrueshmërinë
* Punën në ekip dhe respektin për të tjerët
* Njohuritë dhe aftësitë teknike në çiklizëm
* Një mënyrë aktive dhe të shëndetshme jetese
Dhe ne nuk po ndalemi këtu.
Jemi ende në kërkim të djemve dhe vajzave të rinj, të apasionuar pas çiklizmit, që dëshirojnë t’i bashkohen Akademisë së Klubit të Çiklizmit Prishtina 038.
Nëse fëmija juaj ka dëshirë për biçikletën, sportin dhe aventurën, Akademia jonë është vendi i duhur për të filluar.
Për më shumë informata rreth regjistrimit dhe stërvitjeve, na kontaktoni në mesazh privat.
Prishtina 038 – së bashku ndërtojmë gjeneratën e re të çiklizmit.
Galeria· 6



