← Të gjitha lajmet
21.08.2026 · FACEBOOK

Mirë se vjen, Elvis!

Mirë se vjen, Elvis!
Mirë se vjen, Elvis! Klubi i Ciklizmit Prishtina 038 është i lumtur të prezantojë çiklistin më të ri që i është bashkuar Akademisë sonë të Ciklizmit, Elvis Myrtaj, 14-vjeçar nga Komuna e Klinës. Elvisi është një i ri me shumë pasion për çiklizmin dhe me dëshirë të madhe për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të sfiduar veten në këtë sport. I urojmë Elvisit shumë suksese, shumë kilometra dhe një rrugëtim sa më të bukur me Akademinë e Klubit tonë! Me bashkimin e tij, Akademia e Ciklizmit Prishtina 038 tashmë numëron 3 çiklistë të rinj, ndërsa synimi ynë është të vazhdojmë ta rrisim këtë numër dhe t’u krijojmë sa më shumë të rinjve mundësinë për t’u zhvilluar përmes çiklizmit. Mirë se erdhe në ekip, Elvis! 🖤🚴‍♂️
Galeria· 3
Shih postimin origjinal në Facebook
Lajmet

Nga klubi.

Të gjitha lajmet