← Të gjitha lajmet
29.06.2026 · FACEBOOK

4 medalje për Klubin e Çiklizmit Prishtina 038 në Kampionatin e Kosovës në…

4 medalje për Klubin e Çiklizmit Prishtina 038 në Kampionatin e Kosovës në…
4 medalje për Klubin e Çiklizmit Prishtina 038 në Kampionatin e Kosovës në Çiklizëm 2026! Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026 u mbyll me shumë emocione, gara të forta dhe rezultate të shkëlqyera për klubin tonë. Me krenari rikthehemi me 4 medalje nga dy ditët e garave: 🥉 Albion Ymeri – Vendi i 3-të në Kronometër Individual (Elite) 🥉 Albion Ymeri – Vendi i 3-të në Garën Rrugore (Elite) 🥉 Aferdita Ymeri – Vendi i 3-të në Kronometër Individual 🥈 Aferdita Ymeri – Vendi i 2-të në Garën Rrugore Përgëzime të veçanta edhe për Arbër Xhemajlin, Fuad Bajramin dhe Durim Dermakun, të cilët dhanë maksimumin në çdo garë. Arbëri dhe Fuadi u renditën në vendet 4 dhe 5 në kronometër, ndërsa Arbëri ishte shumë pranë podiumit edhe në garën rrugore, duke përfunduar në vendin e 4-t. Faleminderit të gjithë çiklistëve tanë për përkushtimin, sakrificën dhe shpirtin garues që përfaqësuan me dinjitet ngjyrat e Prishtina 038. Falënderim i veçantë për trajnerin tonë, Dorant Haxhidauti, për përkushtimin dhe punën e vazhdueshme me ekipin, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e këtyre rezultateve. Mirënjohje për Federatën e Çiklizmit të Kosovës për organizimin e kampionatit, si dhe për Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të garave. Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët tanë, pa mbështetjen e të cilëve këto rezultate nuk do të ishin të mundura: Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës Bike Plus, Novus. Faleminderit që besoni dhe investoni në zhvillimin e klubit tonë. 💙 Së bashku vazhdojmë drejt sfidave të reja!
Galeria· 13
Shih postimin origjinal në Facebook
Lajmet

Nga klubi.

Të gjitha lajmet