← Të gjitha lajmet
09.06.2026 · FACEBOOK
Urime të përzemërta për Festim Kurtin për arritjen e vendit të 3-të në…
Urime të përzemërta për Festim Kurtin për arritjen e vendit të 3-të në Kampionatin Ballkanik Rrugor 🚴🥉 — një kampionat historik, i mbajtur për herë të parë në Kosovë! 🇽🇰
Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë që rrugëtimi sportiv i Festimit filloi në klubin tonë. Të shohim sukseset e tij sot është një kënaqësi e veçantë dhe një dëshmi e punës, disiplinës dhe përkushtimit të tij.
I urojmë Festimit edhe shumë suksese të tjera në vazhdim ku mbështetjen tonë do ta ketë gjithmonë në rrugëtimin e tij sportiv. 💙💛
Një falënderim dhe respekt i veçantë edhe për z. Besart Nuhën, tani trajnerin e Festimit në klubin e ri, për punën dhe përkushtimin e tij në vazhdimin e zhvillimit të këtij talenti.
Suksese të mëdha përpara, kampion! 🚴🇽🇰
Galeria· 1



