← Të gjitha lajmet
18.05.2026 · FACEBOOK
Klubi i Ciklizmit Prishtina 038 mori pjesë dje (17 Maj 2026) në garën…
Klubi i Ciklizmit Prishtina 038 mori pjesë dje (17 Maj 2026) në garën ndërkombëtare “SPARKASSE LIFE PRVDOVRV 2026 – ROAD CYCLING” në Shkup, një nga garat më të vështira të karakterit hill climbing në rajon.
Gara zhvillohej në një segment prej 11.4 km me pjerrësi mesatare 6.8%, ku morën pjesë më shumë se 200 garues nga vende të ndryshme të rajonit.
Ekipi ynë arriti rezultat të shkëlqyer duke siguruar medaljen e bronztë përmes Albion Ymerit, i cili u rendit në vendin e tretë 🥉. Performancë shumë të mirë treguan edhe çiklistët tanë:
• Arber Xhemajli – vendi 11
• Fuad Bajrami – vendi 17
• Betim Rexha – vendi 45
• Durim Dermaku – vendi 51
Krenarë me paraqitjen dhe luftën e ekipit tonë në një konkurrencë kaq të fortë ndërkombëtare.
Galeria· 13



