Gara “Kupa Prishtina 2025” përmbyllet me sukses
Më 2 nëntor 2025, në Prishtinë u zhvillua me sukses edicioni i parë i garës rrugore “Kupa Prishtina 2025”, një ngjarje e rëndësishme sportive e organizuar nga Klubi i Çiklizmit Prishtina 038 në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës.
Kjo garë shënoi një hap të madh për zhvillimin e çiklizmit në vend, duke dëshmuar aftësinë organizative dhe profesionalizmin e klubit në një ngjarje të këtij niveli.
Itinerari i garës përfshinte drejtimin Veternik - Hani i Elezit - kthim në Veternik, me një gjatësi prej 134 km për kategoritë Elitë, U23 dhe Junior, ndërsa për Kadet, Femra, Master dhe Hobi u zhvillua një segment i shkurtuar prej 40 km.
Në garë morën pjesë çiklistë nga e gjithë Kosova dhe Shqipëria, duke krijuar një atmosferë dinamike dhe garë të fortë në çdo kategori.
________________________________________
Rezultatet zyrtare
Elitë
1. Albion Kastrati – 3:18:36
2. Agron Kelmendi – 3:27:48
3. Valon Binakaj – 3:30:01
U23
1. Visar Nuhaj – 3:18:56
2. Henri Hysa – 3:24:47
Junior
1. Festim Kurti – 3:24:47
2. Leo Piku – 3:32:00
Kadet
1. Dion Bytyqi – 00:59:54
2. Blend Biqka – 1:16:30
Master
1. Edis Krusha – 1:01:24
2. Muhamet Hamza – 1:02:12
3. Musa Morina – 1:46:10
Femra
1. Enilda Zeqiri – 1:17:20
2. Aferdita Ymeri – 1:24:12
Hobi
1. Ilir Gorqi – 1:03:17
2. Ilir Lumi – 1:06:32
3. Egzon Baruti – 1:07:47
Hobi Femra
1. Luta Bislimi – 1:42:20
________________________________________
Faleminderime të veçanta
Ky edicion i parë u zhvillua në kushte të shkëlqyera organizative falë mbështetjes së Policisë së Kosovës, e cila siguroi rrjedhën e garës me profesionalizëm të lartë, si dhe ndihmës së ofruar nga Komuna e Prishtinës.
Një falënderim i sinqertë u shkon të gjithë sponsorëve, të cilët me përkrahjen e tyre bënë të mundur realizimin e kësaj ngjarjeje sportive në nivelin që meriton kryeqyteti.
________________________________________
Ky sukses shënon vetëm fillimin e një tradite të re në çiklizmin kosovar. Klubi ynë mbetet i përkushtuar të vazhdojë me përmirësimin dhe zhvillimin e garave të këtij niveli në vitet e ardhshme.
Galeria· 1



