← Të gjitha lajmet
25.10.2025 · RACE
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se më datën 2 Nëntor 2025, duke filluar nga ora…
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se më datën 2 Nëntor 2025, duke filluar nga ora 11:00, do të zhvillohet gara “Kupa Prishtina 2025”. Ngjarja organizohet nga KÇ Prishtina 038, në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, dhe është pjesë e kalendarit zyrtar të garave të FÇK.
Itinerari, nisja & finishi
• Nisja: te Shell-i, Veternik (hyrja e autostradës), ora 11:00.
• Junior, U-23, Elitë — 134 km: Shell/Veternik → Lipjan – Babush – Ferizaj – Kaçanik – rrethrrotullimi në Hani i Elezit (afër “Viva Fresh”) → kthim: Kaçanik – Ferizaj – Lipjan → finish te Shell/autostradë.
• Kadetë, Femra, Veteranë & Hobi — 40 km: segmente të shkurtuara në të njëjtin drejtim, me finish të përbashkët.
Kategoritë & distancat
• Kadetë: 40 km
• Junior, U-23, Elitë: 134 km
• Femra, Veteranë, Hobi: 40 km
Shpërblimet
• Të gjitha kategoritë: Vendi I, II, III
• Hobi: medalje dhe mirënjohje
Pjesëmarrja
Pjesëmarrje e konfirmuar nga klubet e Kosovës, si edhe ekipe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të rajonit.
Regjistrimi (staf & çiklistë)
Plotësoni formularin e regjistrimit: linku ne bio
Itinerari në Strava: linku ne bio
Ju mirëpresim!
KÇ Prishtina 038
Galeria· 1



