Pjesëmarrje e suksesshme e Prishtina 038 në Sharr Cup 2025
Më 3 gusht, në një nga garat më sfiduese malore të rajonit, klubi ynë mori pjesë me 5 çiklistë në edicionin e sivjetshëm të Sharr Cup, të organizuar nga Phoenix Cycling Club.
Në një konkurrencë të fortë me më shumë se 60 çiklistë nga vendet e rajonit, Albion Ymeri arriti një rezultat të shkëlqyer duke zënë vendin e dytë në kategorinë elitë, ndërsa edhe pjesa tjetër e ekipit përfundoi garën me sukses.
Ishte një garë e vështirë dhe sfiduese që kërkonte përgatitje maksimale, por që njëkohësisht na dha motivim dhe përvojë të vlefshme për garat e ardhshme.
Jemi mirënjohës për ftesën dhe falënderojmë organizatorët për një event të mrekullueshëm dhe organizim të shkëlqyer.
Galeria· 13



