← Të gjitha lajmet
27.03.2025 · RACE

Klubi i Ciklizmit Prishtina 038 mori pjesë në garën hapëse të sezonit 2025…

Klubi i Ciklizmit Prishtina 038 mori pjesë në garën hapëse të sezonit 2025…
Klubi i Ciklizmit Prishtina 038 mori pjesë në garën hapëse të sezonit 2025, “Trofeu 26 Marsi” në Kavajë, organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Pavarësisht kushteve jo të favorshme për shkak të reshjeve të mëhershme, çiklistët tanë treguan performancë të shkëlqyer. Në kategorinë Junior, Festim Kurti arriti një rezultat të shkëlqyer duke u renditur në vendin e dytë me kohën 2h 56m 15s. Ndërsa në kategorinë Senior, Valon Binakaj e përfundoi me sukses garën, duke shënuar një tjetër paraqitje solide për klubin tonë. Ky ishte një fillim i mbarë për sezonin 2025, dhe presim gara edhe më të mira në vazhdim!
Galeria· 5
Shih postimin origjinal në Facebook
Lajmet

Nga klubi.

Të gjitha lajmet