KUVENDI ZGJEDHOR I KÇ PRISHTINA 038
Sot shënuam një ditë të rëndësishme për Klubin e Çiklizmit Prishtina 038! Me pjesëmarrjen e anëtarëve të klubit dhe mysafirëve të nderuar, zhvilluam me sukses Kuvendin tonë Zgjedhor, duke vazhduar traditën e transparencës dhe përkushtimit ndaj zhvillimit të klubit dhe çiklizmit në Kosovë. 🚴♂️🚴♀️
📢 Faleminderim të veçantë për Federatën e Çiklizmit të Kosovës që nderoi mbledhjen tonë me praninë e Kryetarit të saj, z. Avni Nuha, dhe anëtarit të bordit, z. Mexhid Zaskoku. Mbështetja juaj është thelbësore për motivimin dhe suksesin tonë!
🙏 Falënderime të përzemërta për të gjithë anëtarët dhe pjesëmarrësit e Kuvendit. Bashkëpunimi dhe angazhimi juaj janë themeli i çdo arritjeje të klubit tonë.
👏 Urime dhe përgëzime për klubin dhe sportistët tanë! Bashkë po ndërtojmë një të ardhme të ndritur për çiklizmin dhe po frymëzojmë gjeneratat e reja të sportistëve.
Së bashku drejt sukseseve të reja! 🚴💪
#Çiklizëm #Sukses #Përkushtim
Galeria· 1



