Kampionati i Kosovës në Çiklizëm - Qershor 2024
Klubi i Çiklizmit "Prishtina 038" arriti rezultate të shkëlqyera në Kampionatin e Kosovës në Çiklizëm, mbajtur më 21-22 qershor 2024. Në dy ditët e garave, çiklistët tanë dominuan në disa kategori.
Kronometer Individual (ITT) - 28 km:
Albion Ymeri – Vend i parë 🥇, Elitë – 00:39:28
Genc Isufi – Vend i tretë 🥉, U23 – 00:43:59
Festim Kurti – Vend i dytë 🥈, Kadetë – 00:45:19
Çiklizëm Rrugor - 160 km:
Albion Ymeri – Vend i dytë 🥈, Elitë – 04:19:36
Genc Isufi – Vend i tretë 🥉, U23 – 04:31:21
Festim Kurti – Vend i parë 🥇, Kadetë – 01:24:25 (55 km)
Performanca e shkëlqyer e çiklistëve të tjerë të Klubit të Çiklizmit "Prishtina 038", si Valon Binakaj, Betim Rexha dhe Fuad Bajrami, gjithashtu kontribuoi në suksesin e klubit tonë.
Faleminderit sponsorëve tanë, Bike Plus dhe Ram Airlines, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme!
📸 Fotot e podiumeve dhe garës:
Galeria· 13



