← Të gjitha lajmet
24.02.2024 · FACEBOOK
Momente nga Kuvendi i Përgjithshëm i Federatës së Çiklizmit të Kosovës.
Momente nga Kuvendi i Përgjithshëm i Federatës së Çiklizmit të Kosovës.
Ky kuvend ishte i veçantë për klubin tonë, pasi u pranua me të drejta të plota në FÇK. Vendimi u mor në mënyrë transparente, duke u votuar nga të gjithë të pranishmit, dhe për këtë shprehim mirënjohje dhe respekt për secilin delegat e veçanërisht për kryetarin e federatës, z. Avni Nuha, i cili ishte shumë ndihmues në këtë proces.
Poashtu, falënderime dhe mirënjohje shprehim për sekretarin e federatës, z. Njazi Berisha, dhe përfaqësuesin e klubit Vjosa, z. Ramiz Smajli, për ndihmën dhe mbështetjen e tyre.
Klubi ynë në këtë kuvend u përfaqësua nga themeluesi dhe njëherit kryetari i klubit, z. Qëndrim Pllana.
Faleminderit dhe shihemi në garë! 🚴♂️🏆
2024, a remarkable year! ✨
Galeria· 9



