← Të gjitha lajmet
31.07.2023 · FACEBOOK
Çiklisti dhe, në të njëjtën kohë, triatleti nga klubi jonë, Albion Ymeri…
Çiklisti dhe, në të njëjtën kohë, triatleti nga klubi jonë, Albion Ymeri, arriti të triumfoj në kampionatin e triatlonit në Kosovë edhe përkundër sfidave që pati, siç ishte aksidenti me bicikletë gjatë ushtrimeve, lendimi i kraharorit dhe operacioni që pasoi më pas.
Sporti mbi të gjitha është dëshirë, dedikim, mund, e sakrificë. E këtë na e dëshmoi të dielën Albioni, me fitoren e tij në këtë kampionat.
Përgezime për guximin dhe urojmë që të kesh shëndet e suksese edhe më shumë. 🚀
Faleminderit që na motivon me suksesin dhe angazhimin tënd çdo ditë, Kampion! 🙏
Galeria· 1



