🚴 CRITERIUM PRISHTINA 2026 – NJË EDICION I PARË I MBARË!
Edicioni i parë i Criterium Prishtina 2026 u përmbyll me sukses, duke sjellë një ditë të mbushur me gara interesante, rivalitet dhe emocione në Rrugën B në Prishtinë. Ishte kënaqësi të shihnim kaq shumë çiklistë në start, të cilët me paraqitjet dhe përkushtimin e tyre i dhanë garës atmosferën që kishim dëshiruar.
Si klub organizator, jemi të kënaqur me mënyrën se si u zhvillua kjo ngjarje dhe me interesimin që mori nga çiklistët dhe klubet pjesëmarrëse. Shpresojmë që kjo garë të jetë vetëm fillimi i një tradite të re për çiklizmin në Prishtinë.
Një falënderim i veçantë për BikePlus, sponsor gjeneral i garës, për mbështetjen dhe besimin e tyre. Falënderojmë gjithashtu Komunën e Prishtinës – Drejtorinë për Sport, Federatën e Çiklizmit të Kosovës, Policinë e Kosovës, Golden Eagle dhe Korporate Rugova për përkrahjen në realizimin e këtij aktiviteti.
Mirënjohje për të gjithë garuesit, klubet, referët, vullnetarët dhe ekipin organizativ që kontribuuan në mbarëvajtjen e kësaj gare.
Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e Criterium Prishtina 2026!
Klubi i Çiklizmit Prishtina 038
📸 Golden Eagle Energy Drink
Galeria· 13



