← Të gjitha lajmet
05.11.2026 · FACEBOOK

🚨 NJOFTIM ZYRTAR PËR QYTETARËT DHE DREJTUESIT E AUTOMJETEVE 🚨

🚨 NJOFTIM ZYRTAR PËR QYTETARËT DHE DREJTUESIT E AUTOMJETEVE 🚨
🚨 NJOFTIM ZYRTAR PËR QYTETARËT DHE DREJTUESIT E AUTOMJETEVE 🚨 Mbyllje e përkohshme e Rrugës B për shkak të zhvillimit të garës "Criterium Prishtina 2026" (Edicioni i Parë) Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se ditën e E SHTUNË, 7 NËNTOR 2026, nga ora 08:30 deri në 12:00, segmenti i Rrugës B do të jetë i mbyllur përqarkullimin e automjeteve për shkak të zhvillimit të garës urbane të ciklizmit "Criterium Prishtina". 📍 Detajet e Bllokimit dhe Itinerarit: - Zona e kufizuar: Rruga B – nga segmenti poshtë te rrethi i lidhjes me Rrugën A e deri lart te rrethi i Maxi 24. - Qarkullimi në rrethrrotullim: Rrethrrotullimi te Maxi 24 NUK do të bllokohet; shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal. - Oraren e bllokimit: 08:30 – 12:00 🚗 Rrugët Alternative të Sugjeruara: Për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik, ju lutemi përdorni rrugët alternative si: Rruga A Rruga C Rruga "Fadil Vata" (përmes Bregut të Diellit) Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e garuesve dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv. Ju ftojmë të dalim e të mbështesim ciklizmin në kryeqytet!
Galeria· 1
Shih postimin origjinal në Facebook
Lajmet

Të rejat nga klubi

Të gjitha lajmet